“Luftë” totale PSG - Mbappe

Futboll

“Luftë” totale PSG - Mbappe

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 22:43
Kylian Mbappe

Mosmarrëveshjet mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe nuk janë zgjidhur. Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) ka urdhëruar sot klubin francez të paguajë 55 milionë për lojtarin, për të shlyer pagat dhe bonuset e papaguara gjatë sezonit të kaluar.

Por, klubi kryeqytetas nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe thotë se është "i lumtur të sqarojë çështjen në muajt dhe vitet e ardhshme përpara gjykatave", siç raportohet në një shënim dërguar EFE. “Në dritën e kufizimeve të fuqisë ligjore të Komisionit LFP për të marrë një vendim për këtë çështje, çështja tani duhet të trajtohet në një forum tjetër ligjor.”

Tani lëvizjen e radhës do ta ketë sulmuesi i Realit Madridit, i cili do t'i drejtohet gjykatës së punës. Në dy ditët e fundit është bërë gjithçka për të zgjidhur çështjen në mënyrë miqësore.

Më 8 gusht, ish-sulmuesi i PSG-së e çoi çështjen e pagave dhe shpërblimeve në gjykatë, duke kërkuar pagesën e 55 milionë eurove nga klubi i tij i vjetër.

Dje u organizua një takim mes avokatëve të Mbappe-s dhe atyre të PSG-së: komisioni ligjor dukej se i kishte bindur të dyja palët që t'i drejtoheshin ndërmjetësimit, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje pa shkuar në gjykatë, por në fund mori fund një përplasje totale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat