Gjashtë mungesa

Futboll

Gjashtë mungesa

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 12:53
Erik ten Hag

Leny Yoro, Mason Mount dhe Tyrell Malacia nuk janë grumbulluar nga trajneri Erik ten Hag për ndeshjen e radhës së Manchester United në fushën e Southampton, të gjithë të dëmtuar për një kohë të gjatë. Ndërsa mbrojtësi Victor Lindelof është ende duke u përballur me një dëmtim në gishtin e këmbës.

Edhe Luke Shaw e Rasmus Hojlund mungojnë në sfidën e radhës, respektivisht me dëmtim të pulpës dhe muskulaturës.

Gjithsesi, trajneri holandez shpreson të lojtari i ardhur së fundi në merkato, Manuel Ugarte, i cili mund të bëjë debutimin e tij me fanellën e “djajve të kuq”.

“Rasmus Hojlund dhe Luke Shaw po përparojnë shumë mirë pas dëmtimit, por nuk janë gati për këtë ndeshje. Manuel Ugarte mendoj se është gat. Të gjithë e kemi parë se ai ka luajtur për Uruguain. Ai erdhi pak vonë, por është i disponueshëm për këtë ndeshje”, u shpreh Ten Hag për uruguajanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat