​Vdekja e Maradonas, vjen një vendim i ri nga gjykata

Futboll

​Vdekja e Maradonas, vjen një vendim i ri nga gjykata

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 14:30
Diego Maradona

Një gjyq i tetë punonjësve të shëndetësisë të akuzuar për "vrasje nga pakujdesia" për vdekjen e Diego Maradona është shtyrë nga tetori në mars, njoftuan mediat argjentinase të enjten.

Një gjykatë në San Isidro, një qytet në periferi të Buenos Aires, pranoi kërkesën e tre nga tetë të pandehurit për të shtyrë për herë të dytë gjyqin, i planifikuar fillimisht për 4 qershor dhe që do të fillonte më 1 tetor.

Procesi tani do të fillojë më 11 mars, raportoi gazeta argjentinase La Nación, përcjellë KosovaPress.

Futbollisti i madh, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të dytë të Kupës së Botës në vitin 1986, vdiq në moshën 60-vjeçare në nëntor 2020 nga problemet zemrës pasi iu nënshtrua një operacioni në tru disa ditë më parë.

Mes të akuzuarve për vdekjen e ish-lojtarit të Boca Juniors dhe Napolit janë neurokirurgu, psikologu, psikiatri dhe infermierët e tij, të cilët mund të përballen me dënime me burg nga tetë deri në 25 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat