Chelsea “blindon” sulmin

Futboll

Chelsea “blindon” sulmin

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 16:13
Nicolas Jackson

U transferua me shumë bujë verën e vitit shkuar dhe deri më tani duket se po ia del mjaft mirë në elitën e futbollit anglez.

Senegalezi, Nicolas Jackson është kthyer në një pikë referimi në sulmin e “Bluve” të Chelsea dhe mesa duket performancat e tij kanë mahnitur aq shumë bordin e këtyre të fundit, saqë kanë vendosur t’i ofrojnë 23-vjeçarit një kontratë të re.

Gjithçka është zyrtarizuar mesditën e kësaj të premte, me “yllin” e sulmit, i cili ka zgjatur me dy vite kontratën ekzistuese, me marrëveshjen e re që do të skadojë në verën e vitit 2033.

Ndërkaq, kujtojmë se verën e shkuar Chelsea derdhi plot 37 milionë euro në arkat e Villarreal, për sulmuesin senegalez, i cili në 48 përballjet me “Blutë e Londrës” ka arritur të shënojë plot 19 gola, si dhe të asistojë në 7 raste shokët e tij të skuadrës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat