Partizani i ‘falet’ 23-vjeçarit

Futboll

Partizani i ‘falet’ 23-vjeçarit

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 12:30
Partizani

Partizani nuk e ka nisur në mënyrën perfekte këtë sezon, pasi në javën e parë u mposht 0-1 nga Vllaznia.

Megjithatë, në 3 ndeshjet e radhës, “Demat” kanë grumbulluar 7 pikë.

Të kuqtë janë shfaqur mirë pas humbjes me Vllazninë, por në sy bie performanca e njërit prej “Demave”.

Është pikërisht Arinaldo Rrapaj ai që ka dhënë kontributin kryesorë në 2 fitoret e Partizanit dhe barazimin 2-2 në derbin ndaj Dinamos.

Në 4 javë kampionati, Rrapaj ka shënuar plot 3 gola, duke qenë një nga protagonistët kryesorë jo vetëm të ekipit, por edhe të Superiores. Një rilindje për 23-vjeçarin, i cili sezonin e fundit nuk u paraqit shumë mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat