KF Llopati, klubi i vogël me ambicie të mëdha

Futboll

KF Llopati, klubi i vogël me ambicie të mëdha

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 12:37
Llopati

Të dielën, nis edicioni i ri në Ligën komunale futbollisitke komunale të Kumanovës.

Pas një kohe të gjatë do të rikthehet KF Llopati. Ky klub ka një kohë të gjatë që ka nisur me përgatitje dhe ndeshje miqësore, dhe tani të gatshëm e presin stinorin e ri.

Gjatë fundjavës, Llopati është mysafir i Juniorit nga Dobërshani. Ndeshja do të luhet të dielën me fillim prej orës 12:00

KF Llopati është përforcuar me futbollistë të njohur dhe të dëshmuar në futbollin kumanovarë, të gjithë lojtarë të Bashkimit të Kumanovës si: Ylber Alilit, Hasan Bilalli, Atdhe Kadriu, Samir Krutaj, Nderim Xhemaili, Erkan Aliu, Ardian Sulejmani dhe Ekrem Tefiku.

Kryetar i klubit është Bejtulla Tefiku.

Me këto prurje KF Llopati nuk duhet ta ketë problem vendin e parë në ligë dhe ngjitjen në Ligën e Tretë-Veri. Zatën ky është edhe qëllimi i drejtuesve dhe mbështetësve të klubit. E kur jemi të sponsorët patjetër duhet përmendur Mentor Vejseljin pronar i kompanisë EDA dhe Rexhail Aziri, drejtor i shoqatës për arsim dhe kulturë “Lexo”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat