Nuk e mohon që objektivi kryesor

Futboll

Nuk e mohon që objektivi kryesor

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 13:44
Paulo Fonseka

Paulo Fonseka nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij me skuadrën e Milanit, por tani në prag të debutimit në Champions dhe derbit kundër Interit kërkon patjetër që të marrë fitoren e parë në kampionat ndaj Venecias.

Ai nuk e mohon që objektivi kryesor i kuqezinjve është titulli kampion, ndërsa nuk ka dashur të tregojë nëse Leao dhe Teo Hernandez do të jenë titullarë.

“Pas 3 ndeshjeve pa fitore të kesh stadiumin plot është një provë e fortë dashurie nga ana e tifozëve për klubin.

Por është gjithashtu edhe një përgjegjësi e madhe për ne, që të përmirësohemi dhe t’i bëjmë krenarë”, tha Paulo Fonseka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat