Vllaznia shkon në Durrës për 3 pikët

Futboll

Vllaznia shkon në Durrës për 3 pikët

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 13:46
Pamje nga një ndeshje

Vllaznia do të luajë këtë të diel përballë Teutës në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të startojë në orën 19:00.

Pas fitores 3-1 në shtëpi kundër Egnatias, kuqeblutë janë të motivuar për një tjetër 3 pikësh.

Shkodranët do të udhëtojnë drejt Durrësit vetëm për fitore, megjithatë statistikat e së shkuarës i trembin disi.

Në 49 ndeshje të luajtura kundër njëra-tjetrës, Vllaznia dhe Teuta i kanë mbyllur 15 prej tyre në barazim.

Plot 18 herë kanë triumfuar “Djemtë e Detit”, ndërsa 16 sfida i ka fituar Vllaznia, të cilët kërkojnë përmirësimin e statistikave të dielën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat