Ronaldo godet rëndë dy legjendat e Anglisë

Futboll

Ronaldo godet rëndë dy legjendat e Anglisë

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 13:55
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo, para ndeshjes së radhës në Arabinë Saudite, festoi arritjen e tij të fundit, 900 gola ​​të shënuar në karrierën e tij.

Një moment i cili tashmë është hedhur pas krahëve nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, që nuk e fsheh se synon 1000 gola.

Ambiciet e yllit portugez nuk kanë limite, me gjithë kritikat e marrë, duke përfshirë ish-sulmuesit e Anglisë, Lineker dhe Shearer, të cilët i quan me fyerje si “dy minjtë”, pa i përmendur me emra.

Gjithçka buron nga kritikat e ashpra që ka marrë Ronaldo gjatë Kampionatit të fundit Evropian, zhgënjyes si për Portugalinë, ashtu edhe për të. 39-vjeçari u kthye nga kompeticioni gjerman pa shënuar asnjë gol. Në veçanti, shumë e dëshpëruan, disa e tallën, referuar sjelljes së tij në ndeshjen kundër Sllovenisë, kur qau në fushë pas një penalltie të pritur nga Oblak në kohën shtesë.

Ndër të tjera, Gary Lineker dhe Alan Shearer e tallën për atë moment në podkastin e tyre, “The Rest Is Football”, në një episod të titulluar “The Ronaldo Show”. Lineker e krahasoi reagimin e Ronaldos me atë të një nxënësi të frustruar, ndërsa Shearer e akuzoi se kishte një ego të madhe.

Fjalë që Cristiano, me sa duket i ka fiksuar mirë në mendje dhe të cilave iu përgjigj në një bisedë me ish-bashkëlojtarin te Manchester United, Rio Ferdinand. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit tha se lotët e tij nuk ishin të nxitura nga egoja, ndërsa i përshkroi kritikuesit si “pa zemër” dhe “budallenj” për moskuptimin e emocioneve të tij:

“Ata nuk dinë asgjë, është shumë e lehtë të kritikosh nag redaksitë komode. Ne e dimë se si funksionon shtypi, nëse flet pozitivisht nuk shet asgjë, duhet të flasësh negativisht. Nëse flet keq për Cristianon, përfundoni në faqet e para, sepse unë jam djali më i ndjekur në botë”.

Më pas Ronaldo, sipas mediave britanike, sulmoi indirekt Lineker dhe Shearer, ish-sulmuesit që kanë shkruar faqe të rëndësishme për kombëtaren angleze me gola (përkatësisht 48 dhe 30 gola) dhe që sot punojnë si komentues shumë të ndjekur në TV.

Cristiano tha me përbuzje: “Çfarë do të bëj? A do të qaj dhe më pas t’i jap fund karrierës, sepse më kritikuan dy minj? Bota më do, fansat më duan. Ky është motivimi im. Askush nuk do të ma heqë shkëlqimin, sepse dy llafazanë televizivë më kritikuan”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat