Zaharievski ka respekt për skuadrën shqiptare

Futboll

Zaharievski ka respekt për skuadrën shqiptare

Nga: K. G. Më: 14 shtator 2024 Në ora: 14:51
Srgjan Zaharievski

Gostivari - Vardari do të përballen nesër nga ora 15:00 në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup, në ndeshjen e javës së 5-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Srgjan Zaharievski, ish-futbollist dhe tash trajner në një ndeshje zyrtare në stolin e Vardarit. 

Zaharievski ka respekt për skuadrën shqiptare.

“Mendoj se na pret një ndeshje e vështirë.

Respekt të madh për Gostivarin, është një ekip dhe një klub që ka treguar ambicie të mëdha për renditjen më të lartë në dy vitet e fundit.

Po luajmë kundër një ekipi cilësor me individë të mëdhenj. Shkojmë për rezultat pozitiv, nuk e fshehim se kemi ambicie fituese në këtë ndeshje”, ka thënë për “SportSport” Zaharievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat