Franci Lala pritet të mos jetë më pjesë e Partizanit.
Mbrojtësi nuk ka patur asnjë minutë në këmbë që prej transferimit te tij te “Demat”, me këta të fundit që e kanë lënë dhe jashtë ekipit.
I gjendur në këtë situata, Lala po mendon seriozisht largimin. 25-vjeçari kërkon një aventurë të re, ekip në të cilin mund të ketë minuta të sigurta. Janë pikërisht minutat ato që mund të çojnë në ndërprerjen e bashkëpunimin mes palëve.
Kujtojmë që mbrojtësi është një prodhim i Partizanit, teksa ka mbajtur veshur edhe fanella të ekipeve të tjera në Shqipëri. Lala ka luajtur për Korabin, Luftëtarin, Tomorin dhe së fundmi Kukësin.