Suhareka është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt vendas.
Një pjesë e parë e mirë dhe me disa raste të mira të Ferizajt po pa konkretizim.
Mbrojtja e Ferizajt bie në “gjumë” dhe Fetahaj nga 2-3 metra pa vështirësi shënoi për 0:1 në minutën e 29-të.
Ballafaqimi tjetër mes Ballkani të Therandës dhe Prishtina përfundoi pa gola në 45 minutat e parë.
Këto janë ndeshjet e javës së 5-të të elitës së futbollit të Kosovës.