Vajza nga Kosova po çmend zviceranët, shënon nga 17 metra  

Futboll

Vajza nga Kosova po çmend zviceranët, shënon nga 17 metra  

Nga: K. Goca Më: 14 shtator 2024 Në ora: 15:52
Alketa Rama

Futbollistja Alketa Rama ka shënuar gol të bukur dhe vendimtar në derbin e Kampionatit të Zvicrës.

Zurich ngadhënjeu duke iu falënderuar futbollistes Rama me rezultat 2:1 ndaj Baselit, në takimin e javës së pestë.

Zurich nuk njeh humbje në pesë ndeshjet e para.  

Image

Pamje kur shënon Alketa

Në minutën e 82-të, Rama këmbëshpejtë gjatë një kundërsulmit, e cila me mjeshtri ka goditur nga rreth 17 metra duke e lënë të shtangur portieren e vendasve, 1:2.  

Alketa është vajza e legjendës së futbollit Milaim Rama, ish reprezentues i kombëtares së Zvicrës.

Për Zurich-un shënuan Megroz (10') e Rama (82') dhe për vendaset realizoi Hirata (30').

Pas javës së 5-të, Zurich kryeson me 13 pikë apo ka 4 fitore e 1 barazim dhe Baseli renditet në pozitën e 4-të me 9 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat