Futbollisti i Barclonës, Gavi pritet që shumë shpejtë të rikthehet nga lëndimi.
Teksa drejtori i skuadrës katalanase ka folur rreth mesfushorit blaugran.
Ai ka dhënë se Gavi do të jetë “nënshkrimi” i tyre i sezonit.
“Mbani mend fjalët e mia. Gavi do të jetë “nënshkrimi” ynë i sezonit për ne”, u shpreh ai.
Tutje shtoi se Barcelona e mirëpret rikthimin e tij.
“Ai di të bëjë gjëra të shkëlqyeshme, ne jemi gati të presim rikthimin e tij së shpejti”, përfundoi drejtori i Barcelonës.
Gavi ishte lënduar vitin e kaluar në ndeshjen e Spanjës ndaj Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.