Vllaznia prej ditësh ka vazhduar intensivisht përgatitjet për duelin e rdhës. Kundërshtari i radhës është Teuta, sfidë që do të luhet ditën e sotme në “Niko Dovana” duke filluar që nga ora 19:00.
Sfidë kjo e rëndësishme, e cila ëhstë e vlefshme për javëne 5-të të Superiore dhe ku kuqeblutë do të kërkojnë një tjetër 3 pikësh për të qenë në vendet e para në klasifikim.
Për Thomas Brdariç nuk do të jetë shumë e lehtë.
Trajneri i shkodranëve as për këtë sfidë nuk do të mund të llogaritë shërbimet e dy lojtarëve. Ildi Gruda dhe Amir Kahrimanovic ende nuk janë rikuperuar dhe do të vazhdojnë të mungojnë.
Ndërkohë , pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe të gjithë do të jenë në dispozicion të Brdariç.