Superiorja do të vijë me dy supersfida në Shqipëri

Futboll

Superiorja do të vijë me dy supersfida në Shqipëri

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Superiorja do të vijë me dy supersfida ditën e sotme.

E gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë në Rrogozhinë dhe Durrës.

Në orën 16:00 do të përplasin “brirët” mes tyre Egnatia dhe Bylisi. Një përballje interesante mes dy ekipeve që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Ndërkohë në orën 19:00 në “Niko Dovana” do të jetë një spektakël. Teuta dhe Vllaznia do të duelojnë mes tyre për llogaritë e javës së 5-të të Superiores.

Si Shkodranët ashtu edhe durrsakët vijnë në këtë sfidë pas rezultateve pozitive dhe do të kërkojnë të vazhdojë këtë ecuri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat