Autogol dhe karton i kuq

Futboll

Autogol dhe karton i kuq

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 13:23
Smalling

Autogol dhe karton i kuq, debutim makthi për Smalling në Arabinë Saudite!

Chris Smalling nuk do ta harrojë debutimin e tij në Ligën Pro Saudite.

Ish-mbrojtësi i Roma-s zhbllokoi ndeshjen mes Al Feiha-s dhe Al Raed-it me autogol pas vetëm gjashtë minutash lojë dhe më pas, në fillim të pjesës së dytë, mori dy kartonë të verdhë në hapësirën e 4′, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 55-të.

Rezultati ishte i kompromentuar (0-3) dhe ndeshja përfundoi edhe më keq: 5-0 për miqtë, falë golave të Fouzair, El Berkaoui (dopietë) dhe Al Amri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat