Interi po punon për të ardhmen

Futboll

Interi po punon për të ardhmen

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 13:28
Marotta

Interi po punon për të ardhmen!

Dhe objektivat janë përsëri lojtarë me kosto zero.

Ashtu si Jonathan David i Lille, një sulmues kanadez, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025 dhe në këto sesione të fundit të merkatos ai ka qenë në shënjestrën e disa klubeve italiane si Milani dhe Napoli.

Interi po mendon për këtë në një mënyrë konkrete dhe është i vendosur të bëjë një hap përpara në përpjekje për ta bllokuar sulmuesin për qershorin e ardhshëm.

Ideja do të ishte të bënin si me Taremin dhe Zielinskin.

Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, klubi zikaltër gjithashtu mund të përpiqet t’i bëjë një ofertë Lille që në janar për të kaluar përpara konkurrencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat