Një nga më të mirët kundër Juventusit

Futboll

Një nga më të mirët kundër Juventusit

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 14:43
Ardian Ismajli

Empoli bëri surprizën mbrëmë kundër Juventusit duke i marrë një pikë.

Ekipi i shqiptarëve i bëri bllokadë bardhezinjve duke mos pësuar asnjë gol.

Në fushë padyshim një nga më të mirët ishte mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli.

Ai e mbyll dhe sfidën me shiritin e kapitenit, duke qenë se është një prej tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Ismajli bën liderin për ekipin e tij.

Ndërkohë në faqen zyrtare të klubit është hedhur një foto e mbrojtësit ku shfaqet mjaft i buzëqeshur.

Shumë tifozë e kanë komplimentuar futbollistin shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat