Koln-it nuk po i shkon ashtu siç ka planifikuar më fillim të edicionit të ri në Bundesliga II.
Skuadra e Kolnit zhgënjeu në vatër të vet duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Magdeburgu.
Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada dhe Andi Hoti janë ndëshkuar me kartona të verdhë.
Hoti në minutën e 27-të dhe Paçarada dy minuta më vonë.
Paçarada është paraqitu titullar si zakonisht për Koln-in dhe Hoti për Magdeburgun.
Për Kolnin shënoi Downs (49') dhe për Magdeburgun Michel (66') e Hugonet (83').
Pas javës së pestë, Magderburg rendite në vend të tretë me 11 pikë apo me 3 fitore e dy barazime, pa humbje dhe Koln është në të 8-tin me 7 pikë.