Ardian Ismajli reagon pas performancës fantastike ndaj Juventusit

Futboll

Ardian Ismajli reagon pas performancës fantastike ndaj Juventusit

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 16:11
Ardian Ismajli ne duel me Dushan Vlahoviq

Ardian Ismajli ne duel me Dushan Vlahoviq!

Ardian Ismajli ishte padiskutim lojtari më i mirë në fushë në ndeshjen mes Empolit dhe Juventusit të mbyllur në barazim pa gola mbrëmjen e djeshme, e vlefshme për javën e 4-të të Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte arsyeja kryesore pse kundërshtarët nuk arritën të shënonin gol duke mbajtur të sigurtë zonën e tij. Ismajli neutralizoi totalisht sulmuesin kryesor të Juventusit, serbin Vlahoviq i cili u vlerësua me notën më të dobët në rradhët e bardhezinjvë.

Për këtë performancë fantastike, Ismajli falenderon Zotin teksa me një postim në profilin e tij në Instagram shkruan: Plani i Zotit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat