Voska Sport është në krizë të rezultateve.
Skuadra shqiptare nga Ohri ka pësuar humbje si vendas me rezultat 3:0 nga Sileksi i Kratovës.
Mos të harrojmë, se Voska po përbëhet me lojtarë të rinj gjatë këtij edicioni.
Gjorgjievski (61'), Kocoski (72') e Nikoliq (83’)shënuan për Sileksin.
Pas javës së pestë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Sileksi renditet në vend të katërt me 9 pikë e Voska në të dhjetin me 4 sosh.