Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës ndanë pikët (1:1) në derbin e madh shqiptar të javës së pestë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Derbi i madh u luajt në konak të Shkupit në Çair.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.
Të parët në epërsi kaluan vendasit.
Futbollisti Kanda shënoi në fund të pjesës së parë.
Tetovarët pas një angazhimit të madh barazuan rezultatin në minutën e 60-të me golin e futbollistit Klinsman Cake.
Shkëndija kryeson me 11 pikë, pasojnë Rabotniçki 11, Struga Trim Lum me 10 dhe Shkupi renditet në pozitën e shtatë me 5 pikë.