Ndeshjet e pasdites në Serinë A kanë dhuruar rezultate shumë interesante, duke filluar nga barazimi 1-1 i Xhenoas me Romën.
Edhe pse verdhekuqtë shënuan të parët me anë të ukrainasit Dovbik, vendasit ia dolën të barazonin rezultatin me De Vinter në minutën e 6 shtesë të takimit.
Ndërkohë, Atalanta dha një provë force duke u kthyer te fitoret në shtëpi pasi triumfoi 3-2 përballë Atalantës me Berat Gjimshitin në fushën e lojës nga minuta e parë. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë të sfidës ku golat e Retegui, De Ketelare dhe Lukman për vendasit bënë të pavlefshëm ato të Martinez Kuarta dhe Ken të miqve.
Sfida mes Torinos dhe Leçes u mbyll me rezultatin 0-0.
Duhet theksuar se në radhët e Leçes në këtë sfidë ishte titullar jo vetëm Ylber Ramadani, por edhe Medon Berisha.