Egnatia u kthehet fitoreve

Futboll

Egnatia u kthehet fitoreve

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 18:40
Pamje nga ndeshja

Egnatia ka marrë një fitore bindëse sot për të lënë pas krahëve humbjen e mesjavës ndaj Vllaznisë

. Rrogozhinasit kanë mundur me rezultat të pastër 4-0 Bylisin, në një ndeshje ku treguan potencialin e tyre.

Dueli ishte i hapur me raste në të dy portat derisa vendasit gjetën golin e parë me Ahmetajn.

Nga ai moment, thuajse u luajt gjithmonë me një portë dhe erdhën me radhë breshëria e golave të tjerë me anë të Xhemajlit, përsëri Ahmetajt e në fund Ndrecës, për të vulosur një sukses shumë bindës që lë pak vende për diskutim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat