Ahmetaj: Besoj te cilësitë e mia, por këtu vendos trajneri

Futboll

Ahmetaj: Besoj te cilësitë e mia, por këtu vendos trajneri

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 18:51
Alessandro Ahmetaj

Egnatia ka triumfuar në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me fitoren e thellë 4-0 të vendasve. Pas kësaj sfide, ka folur autori i dy golave, Alesandro Ahmetaj.

“Sot jam i lumtur për fitoren e skuadrës pasi u kthyem te 3 pikët. Unë kam kërkuar gjithmonë të jem profesionit dhe kam pritur radhën time. Sot mu dha mundësia dhe kërkova të isha në momentin e duhur dhe vendin e duhur, mu shpërblye gjithçka. Jam i kënaqur që ndihmova ekipin.

Zgjedhjet i bën trajneri, ndërsa detyra ime është të punoj në stërvitje dhe kur të më vijë rasti t’ja shpërblej. Në fushë luajnë 11 lojtarë, por unë do të jem i gatshëm sa herë që të zgjidhem për të qenë në fushë. Unë besoj në cilësitë e mia për të qenë titullar, por është zgjedhja e trajnerit.

E vështirë në vendin e Zejnullait? Unë jam Ahmetaj dhe nuk jam për të bërë Zejnullain.

Në futboll konkurrenca të bën më mirë dhe kjo na jep forcë që të japim gjithmonë e më shumë dhe të konkurrojmë për vendin e titullarit”, tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat