Do të startojë në orën 20:45, dueli mes Monzës dhe Interit i vlefshëm për javën e katërt të Serisë A.
Trajneri zikaltër Simone Inzagi ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë, talentit shqiptar, Kristjan Asllani, që do të formojë mesfushën së bashku me Fratezin dhe Mkhitarjan.
Titullar gjithashtu është preferuar edhe Karlos Augusto, që do të formojë treshën e mbrojtjes me Pavar dhe De Vraj.
Linjat anësore i besohen Darmian dhe Dimarkos, ndërkohë që në sulm nuk ka surpriza me Turam dhe Lautaro Martinez nga minuta e parë.
Interi vjen në këtë duel pas 2 triumfesh radhazi, ndërsa Monza në javën e fundit barazoi ndaj Fiorentinës.