Fitore dramatike e Vllaznisë ndaj Teutës

Futboll

Fitore dramatike e Vllaznisë ndaj Teutës

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 21:08
Vllaznia

Vllaznia ka marrë një fitore dramatike përballë Teutës në Durrës, duke iu bashkuar Egnatias në kreun e renditjes së Superiores pas javës së pestë.

Shkodranët dominuan pjesën e parë përballë Teutës, pasi gjetën golin e avantazhit me Malën dhe krijuan edhe raste të tjera për shënim.

Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë me futjen në lojë të treshes Toma-Nasr-Torraj te durrsakët, pasi ata vunë në vështirësi të mëdha prapavijën shkodrane.

Nasr gjeti barazimin dhe goditi më pas shtyllën, teksa rastet në portën e Qarrit shtoheshin.

Shkodranët gjetën një gol me Matuti i cili më pas u anulua mes protestash. Por në fundin e ndeshjes, Balaj me një goditje të saktë me kokë nuk gaboi duke i dhënë suksesin skuadrës së tij dhe tre pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë në kreun e renditjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat