Triumf spektakolar i Napolit!
Skuadra e Antonio Contes, mposhti me rezultatin 0:4 Cagliarin.
Alen Sherri, portieri shqiptar që e ndoqi ndeshjen nga stoli i Cagliarit.
Protagonist absolut i sfidës u bë sulmuesi Romelu Lukuaku, që dhuroi 2 asiste, si dhe shënoi golin e tretë të sfidës.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, falë golit të Di Lorencos, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, blutë e Kontes, shënuan plot 3 herë me Kvaratskhelian, Lukakun dhe Bonxhornon.
Me këtë fitore, Napoli u ngjit në kuotën e 9 pikëve në 4 javë.
Sfidën e radhës do e luajnë në transfertë ndaj Juventusit, ndërkohë që Kaljarit pret Empolin.