Bardhi asiston, Trabzon barazon me Besiktasin

Futboll

Bardhi asiston, Trabzon barazon me Besiktasin

Nga: K. Goca Më: 15 shtator 2024 Në ora: 22:18
Enis Bardhi

Trabzonspor ka barazuar me rezultat 1:1 me Besiktasin, në takimin e javës së pestë të elitës së futbollit turk.

Trabzon plot 73 minuta mbetet me një lojtar më pak, Visca është përjashtuar me karton të kuq (13’). 

Futbollisti Enis Bardhi është paraqitur titullar dhe asistoi për një gol mjeshtëror në minutën e 17-të, kur Yokuslu shënoi me kokë për 1:0. 

Fernandes në minutën e 39-të barazoi rezultatin.

Bardhi është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Milot Rashica u paraqit titullar për Besiktasin.

Rashica u zëvendësua në minutën e 67-të, ndërsa Ernest Muçi futet në minutën e 67-të për Besiktasin.

Besiktas renditet në vend të katërt me 10 pikë dhe Trabzon në të 13-tin me 3 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat