Ballafaqimi mes skuadrës shqiptare Gostivari dhe asaj maqedone Vardarit të Shkupi, ka përfunduar baras (1:1) në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit.
Përfundimi i qiti hije të keqe kësaj ndeshje.
“Pasi futbollistët e të dyja skuadrave luajtën ndeshjen më korrektësi, me emocione deri në fund, në fund ndodhi një incident krejtësisht i panevojshëm mes futbollistëve, i cili fatmirësisht u qetësua shpejt”, shkruan mediumi maqedon “Ekipa.mk”.
Gostivari renditet në vend të pestë me 9 pikë e Vardari në të 11-tin me 4 pikë pas javës së pestë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.