Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Granada po luan në transfertë përballë Elche.
Sfida është momentalisht 2:2, teksa Uzuni shënoi golin e parë për të tijët.
Pas një skeme të prodhuar nga goditja e këndit, Uzuni mori një pasi nga Miquel.
Sulmuesi kuqezi u gjendi vetëm para portës, teksa e kishte shumë te lehtë për të dërguar topin në rrjetë në minutën e 55-të.
Një impakt direkt nga Uzuni i cili nuk ishte titullar në këtë ndeshje. I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, beratasit u mjaftuan vetëm 9 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës.