Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, po kalon formë të jashtëzakonshme në petkun e kampionit të Gjermanisë, Bayer Leverkusenit.
Xhaka është krenar për fitoren e thellë me rezultat 4:1 në konak të Hoffenheimit, në kuadër të kampionatit gjerman.
Media sportive gjermane “Kicker” ka shkruar pr paraqitjen e yllit nga Kosova, Granit Xhaka. “Pas humbjes nga Leipzigu dhembja ishte e madhe pasi ishte humbje e panevojshme.
Por ndaj Hoffenheimit reaguam si duhet. Ekipi i mirë nuk mposhtet dy apo tri herë rresht, por ngrihet sërish.
Qartë se jo çdo gjë është e përkryer në xhiron e parë apo të dytë. Kemi luajtur me besim. Pas rezultatit 2:1, kemi vuajtur pak por sërish ishim shumë të sigurt.
Megjithatë ne thjeshtë po i japim shumë shpresa kundërshtarit pasi po udhëheqim 2:0, edhe kur po kemi çdo gjë nën kontroll. Startuam shumë mirë, ishim dominues, krijuam raste”, tha Xhaka.