Nga Berisha te Asllani, 4 futbollistët e Kombëtares aktivizohen titullarë në Serinë A/ Zbuloni notat e tyre

Futboll

Nga Berisha te Asllani, 4 futbollistët e Kombëtares aktivizohen titullarë në Serinë A/ Zbuloni notat e tyre

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 08:20
4 futbollistët e Kombëtares

Kjo e diel ishte tepër pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Plot 4 prej tyre u aktivizuan titullarë në Serinë A ditën e sotme, duke bërë paraqitje dinjitoze.  

Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin tek Atalanta, Medon Berishën dhe Ylber Ramadanin te Leçe dhe Kristjan Asllanin tek Interin. Të 4 këtë futbollistë regjistruan paraqitje dinjtioze, duke spikatur me skuadrat e tyre. 

Kristjan Asllani u aktivizua 74 minuta ndaj Monzës, duke u vlerësuar me notën 7.4 nga “Sofa Score”. 

Medon Berisha u aktivizua 70 minuta ndaj Torinos dhe u vlerësua me notën 7.5 nga “Sofa Score”. 

Ylber Ramadani u aktivizua 90 minuta ndaj Torinos dhe u vlerësua me notën 7 nga “Sofa Score”. 

Berat Gjimshiti u aktivizua 90 minuta ndaj Fiorentinës dhe u vlerësua me notën 6.9 nga “Sofa Score”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat