​Skuadra angleze shkarkon trajnerin

Futboll

​Skuadra angleze shkarkon trajnerin

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Stoke City ka shkarkuar trajnerin Steven Schumacher pas humbjes të së shtunës nga Oxford United. Humbja 1-0 ishte humbja e tretë e sezonit për Potters në kampionat dhe i lë ata në vendin e 13-të në tabelë me vetëm dy fitore nga pesë ndeshjet e tyre.

Kjo i jep fund mandatit të 40-vjeçarit Schumacher si trajner i Stoke pas vetëm nëntë muajsh, pasi u largua nga Plymouth Argyle për të marrë detyrën në dhjetor.

Drejtori sportiv i Stoke, Jon Ëalters tha se vendimi është marrë për t'i "shërbyer interesave afatgjata" të klubit.

“Si gjithmonë në futboll, këto vendime që janë të vështira”, theksoi Ëalters, përcjellë KosovaPress. Ish-trajneri i Creëe, Alex Morris dhe ish-kapiteni Ryan Shaëcross, i cili tani punon si trajner i Potters U-21, do të marrë drejtimin e ekipit deri në një vendim tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat