Alisson zbulon se ku qëndron dallimi kryesor mes Arne Slot dhe Jurgen Klopp

Futboll

Alisson zbulon se ku qëndron dallimi kryesor mes Arne Slot dhe Jurgen Klopp

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 23:43
Alisson Becker, Klopp

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, ka përmendur qasjen e veçantë të trajnerit të ri Arne Slot në krahasim me Jurgen Klopp.

Duke mos e harruar ndikimin e jashtëzakonshëm që pati Klopp gjatë udhëheqjes së tij, Alisson shtoi se Slot ka sjellur një entuziazëm të madh dhe ide të reja në skuadër.

“Trajneri i ri ka ardhur me entuziazëm të madh, me ide të reja për futbollin. Ato nuk janë më ndryshe nga ajo që kemi bërë në të kaluarën, por ai e do posedimin e topit, atij i pëlqen të krijojmë raste që nga mbrojtja, duke nisur nga unë, derisa të arrijmë së bashku tek porta tjetër”, ka thënë Alisson.

Alisson nënvizoi tutje dëshirën e Slot për të nisur aksionet nga faza e mbrojtjes, duke i lejuar kështu lojtarëve liri që të shprehin kualitetin e tyre dhe etikën e palodhshme të punës nga ana e stafit.

“Ne na pëlqen të luajmë pranë njëri-tjetri, ne na pëlqejnë lëvizjet që trajneri dëshiron që t’i bëjmë dhe ai na jep liri që të jemi çfarëdo lojtari që duam të jemi”.

Braziliani në fund ka shprehur optimizmin e tij sa i përket të ardhmes së Liverpoolit nën urdhrat e Slot.

“Me ardhjen e tij ne të gjithë kemi qenë shumë entuziast dhe mund të bëjmë një punë të mirë këtë sezon”, përfundoi Alisson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat