Frenkie De Jong rikthehet në stërvitje

Futboll

Frenkie De Jong rikthehet në stërvitje

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 00:48
Frenkie De Jong

Mesfushori holandez, Frenkie De Jong është jashtë fushave të blerta që nga muaji prill.

De Jong është rikthyer në stërvitje me Barcelonën dhe pritet të rikthehet shumë shpejt në fushën e blertë.

Rikthimi i tij është padyshim një lajm shumë i mirë për trajnerin Hansi Flick, i cili po përballet me mungesa të shumta në mesfushë.

Përveç De Jongut, shumë afër tejkalimit të lëndimit te Barcelona është edhe Gavi.

Flick e ka nisur për mrekulli aventurën e tij te Barcelona, ku kryeson në tabelë me pesë fitore në po aq ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat