Fonseca flet para takimit me Liverpoolin

Futboll

Fonseca flet para takimit me Liverpoolin

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 06:07
Paulo Fonseca

Milan luan sot sfidën e parë të Champions League për edicionin e ri 2024/25.

Në “San Siro”, “Rosonerët” janë nikoqir të Liverpoolit.

Para ndeshjes ndaj gjigantit anglez ka folur edhe trajneri Paulo Fonseca, i cili ka lavdëruar skuadrën e Liverpoolit.

“Unë mendoj se Liverpooli është një nga skuadrat më të forta në Evropë. Liverpooli luan lojë të mirë dhe ka lojtarë individual të dalluar. Ne duhet të luajmë mirë në mbrojtje, nuk mund të bëjmë gabime”, tha Fonseca.

Tutje ai pret mbështetjen e tifozëve kuqezi në këtë sfidë shumë të rëndësishme për nisjen mbarë të Champions League.

“Mbështetja e tifozëve tanë është gjithmonë e rëndësishme për ne. Nesër do të jetë kështu, ne duam ta ndiejmë dashurinë e tyre”, ka thënë ndër tjera trajneri i Milanit.

Për herë të fundit këto dy skuadra u takuan në grupet e Champions League në sezonin 2021/22, ku “The Reds” i fitoi dy takimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat