Një muaj më parë, Ivan Perishiq luajti ndeshjen e tij të fundit për Hajdukun dhe në fund të gushtit u nda zyrtarisht nga klubi i Splitit.
Që atëherë, lojtari kroat është në kërkim të një klubi të ri.
Ylli kroat ka arritur marrëveshje me gjigantin holandez, PSV Aindhovenin.
Të dyja palët kanë arritur marrëveshje dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë gjatë ditës. Perishiq pritet që me përvojën e tij të ndihmojë PSV-në në garat e Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se skuadra holandez sonte përballet me Juventusin.