Jasir Asanit i mjaftojnë 2 minuta

Futboll

Jasir Asanit i mjaftojnë 2 minuta

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 12:41
Jasir Asani

Jasir Asani është titullarë në sfidën që Gwangju FC po zhvillon në shtëpi ndaj Yokohama F. Marinos, takim i vlefshëm për AFC Champions League.

Sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm 2 minuta lojë për të gjetur golin.

Një realizim spektakolar nga “mëngjarashi” i Kombëtares, i cili “shtangu” ekipin kundërshtarë.

Me këtë gol Asani i dha avantazhin ekipit të tij.

Kujtojmë se ky është goli i 3-të sezonal për 29-vjeçarin, i cili ka luajtur në 10 ndeshje në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat