Dështon transferimi i lojtarit shqiptar në kampionatin turk

Futboll

Dështon transferimi i lojtarit shqiptar në kampionatin turk

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 12:54
Endri Çekiçi

Endri Çekiçi ishte shumë afër kalimit në kampionatin turk. Mesfushori shqiptarë kishte arritur akordin me Hatayaspor, por ky transferim ka dështuar.

Sipas mediave turke bëhet me dije se palët tashmë nuk kanë mundur të konkretizojnë këtë kalim dhe ende nuk dihet se cila është arsyeja e këtij dështimi. Në këtë mënyrë Çekiçi vazhdon të jetë ende lojtarë i lirë në treg.

Ish-lojtari i Kombëtares prej kohësh tashmë vazhdon individualisht stërvitjen në Tiranë, në mënyrë që të mbajë turpin në formë.

Mbetet të shihet tashmë se ku mund ta shikojmë 27-vjeçarin, i cili në të kalaurën ka luajtur në Turqi dhe Kroaci, teksa  në Shqipëri ka mbajtur veshur fanellën e Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat