I pari është Ajet Shosholli
Historia është histori, ajo as nuk blihet e as nuk tjetërsohet por mbetet ashtu si është!
Çfarë ndodhi me KF Prishtinën në verën e vitit 1991?
Ndeshjen e javës së parë të Ligës së Dytë Unike ish jugosllave e ka luajtur (10 gusht) në Shkup duke e mposhtur me rezultat 2:1 Ballkan Stokokomercin.
Pas kësaj nuk shkojnë të luajnë në Prijedor me Rudarin dhe nuk e presin Mogrenin e Budvës.
Serbët i fusin masat e dhunshme në KF Prishtina!
Ajet Shosholli është i pari që jep dorëheqje, ku i bashkohet edhe Shefqet Sinani, ndihmëstrajner ngase nuk i duruan kërcënimet e serbëve gjatë mbledhjes së kryesisë ku mori pjesë edhe famëkeqi Zhika Mitroviq, një farë kryetari i komunës së Prishtinës.
Prishtina nuk del në stërvitje, futbollistët nuk pranojnë të nënshkruajnë masat e dhunshme, ndërsa rrogat 8 apo 9 ia kishin borxh lojtarëve të Prishtinës. Nuk i marrim rrogat, Ismet Grainca – arkatar, kthehet prapë me thesin me plot dinarë famëkeq sepse nuk e lejojnë t’i japin rrogat për faktin se nuk dolën në stërvitje lojtarët.
“Ju kam thënë se prej sot nuk jam Shef i Shtabit teknik, normalisht e konsultova edhe Shefqet Sinanin dhe pranoi edhe ai.
Në at moment Perlinçeviq e ka rrotullar tavolinën me dy duart e tij, pas asaj që deklarova që nuk jam shef shtabi. Perlinçeviq mu ka drejtuar mua: Ky njeri e tregoj edhe iu kam thënë edhe përpara se në KF Prishtina mbretëron irredentizmi.
Pastaj e ka urdhëruar sekretarin Karapanxhiq me shkuar zyre dhe me marrë vulën e klubit, me lajmëruar Beogradin që të dielën (me 18 gusht) nuk luhet ndeshja me Mogrenin. Pas tij reagoi Mishko Lakoviq, me fjalë shumë të rënda: “Kush k... je ti që na shet neve politikë”, ka treguar Shosholli para një kohe.