Portieri 34-vjeçar bashkohet me ekipin që synon ngjitjen

Futboll

Portieri 34-vjeçar bashkohet me ekipin që synon ngjitjen

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 16:14
Kadri Birja

Kadri Birja u luargua nga Luftëtari ende pa nisur kampionati i Kategorisë së Dytë. Largimi i gardianit të portës siç “Newsport.al” bëri të ditur ditë më parë ishte për arsye familjare.

Tashmë 34-vjeçari nuk ka vonuar dhe ka gjetur ekipin e ri. Birja do të vazhdojë karrierën te skuadra e Naftëtarit, një tjetër ekip mjaft simpatik në këtë sezon në Kategorinë e Dytë.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe tashmë portieri do të jetë një vlerë e shtuar për naftëtarët.

Naftëtari së bashku me kryetarin e klubit dhe trajnerin kanë bërë një ekip pretendent për ngjitjen në Kategorinë e Parë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat