Egzon Aziri vazhdon me shënimin e golave

Futboll

Egzon Aziri vazhdon me shënimin e golave

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 17:30
Egzon Aziri

Egzon Aziri vazhdon me shënimin e golave edhe në Belgjikë.

Ish sulmuesi i Bashkimit nga Kumanova dje shënoi gol për skuadrën e tij të re Vilvoorde City, që garon në Ligën e 3 Provinciale.

Ekipi i tij barazoi 1-1 si mysafir i Zemst A, ndërsa kumanovari e zhbllokoi rezultatin në minutën e 69-t për 0-1. Pas tre minutave vendësit barazuan në 1-1.

Aziri luajti gjatë gjithë ndeshjes. Pas tre xhirove, Vilvoorde zë vendin e gjashtë me 5 pikë. Të dielën në fushë të vet e presin Eppegem B.

Liga 3 provinciale numëron 16 skuadra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat