Publikohen formacionet e dy ndeshjeve që hapin këtë edicion të Ligës së Kampioneve!
Juventus - PSV dhe Jang Bojs-Aston Vila janë dy ndeshjet e caktuara nga UEFA për të hapur këtë edicion të ri të Ligës së Kampioneve sa i përket fazës së grupeve, e transformuar në fazën e kampionatit.
Juventusi kthehet pas një viti mungesë në këtë turne, këtë herë në drejtimin e Tiago Motës dhe kërkon padyshim ta nisë sa më mbare me një rezultat pozitiv që do ta bënte më të thjeshtë vazhdimësinë në turne.

Juventus - PSV
Edhe Aston Vila e Unai Emeri e nis me ambicie pjesëmarrjen e saj, teksa është një skuadër e cila shihet si një surprizë e mundshme e këtij edicioni.