Tetor i nxehtë për kuqezinjtë

Futboll

Tetor i nxehtë për kuqezinjtë

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 19:01
Shqipëria

Edhe pse humbja 1-0 kundër Gjeorgjisë nuk ka lënë shije pozitive, Shqipëria po kërkon të formulojë skuadrën më të mirë tëë mundshme për ndeshjet e ardhshme në Nations League.

Tetori pritet të jetë një muaj me ankth dhe pritshmëri të mëdha njëkohësisht.

Sylvinho vijon të jetë në Shqipëri dhe po punon bashkë me stafin e vet për të zgjedhur futbollistët më në formë për ekipin tonë Kombëtar. Përballjet në transfertë me çekinë dhe Gjeorgjinë do të vendosin shumë për çështjen e kualifikimit.

Disa prej futbollistëve shqiptarë po kalojnë formë të shkëlqyer në ekipet e tyre, megjithatë janë vetëm zgjedhjet e brazilianit që do të tregojnë se kush do të ketë një vend në 18-she për këto sfida mjaft të rëndësishme.

Nga mbrojtja në sulm, skuadra jonë përfaqësuese ka treguar se premton shumë. Pritet me interes të shihet se si do të jetë performance e kuqezinjve tanë që deri tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm 3 pikë, fitorja 2-1 me Ukrainën, ndërsa u mposhtën nga Gjeorgjia minimalisht në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat