Reali me pikë të plota
Liverpooli ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Milanit, në takimin e xhiros së parë të Champions League në futboll.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.
Milani e nis furishëm, duke kaluar në epërsi në fillim të ballafaqimit pikërisht në minutën e 3-të. Autor i golit është Christian Pulisic.
Konate në minutën e 23' e van Dijk në të 41-tën, shënuan për epërsinë e Liverpoolit
Ndeshjet
Milani - Liverpooli 1:3 (1:2)
Bayerni - Dinamo 9:2 (3:0)
Reali - Stuttgart 3:1 (0:0)
Sporting - Lille 2:0 (1:0)]
Juventus - PSV 3:1 (2:0)
Young Boys - Aston Villa 0:3 (0:2)
Në minutën e 67-të, Liverpooli pas një veprimit të shpejt, realizoi Szoboszlai për 1:3.
Reali mezi e ka mposhtur me rezultat 3:1 Stuttgartin.
Për Realin shënuan Kylian Mbappe (46’), Rudiger (83’) e Endrick (90+5') dhe për Stuttgartin realizoi Undav (68’).
11 gola në “Allianz Arena” në Munih, Bayerni e mposhti me rezultat 9:2 Dinamon e Zagrebit.
Arbër Hoxha është paraqitur nga minuta e 73-të e Arijan Ademi nga ajo e 78-ta për Dinamon.
Për Bayernin realizuan Kane në minutën e 19-të nga penalltia, 58’ e 73’ – nga penalltia dhe 78’-nga penalltia, Guerreira (33'), Olise (38' e 61’), Sane (85’) e Goretzka (90+2’) dhe për Dinamon shënuan Petkoviq (49') e Ogiwara (50’).
Sportingu e ka mposhtur me rezultat 2:0 ekipin francez Lille,.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është paraqitur nga minuta e parë për Lillen, por kjo skuadër mbetet me një futbollist më pak nga minuta e 40-të, kur Gomes u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Gyokeres (38') e Debast (65') shënuan për fitoren e skuadrës portugeze.