Sulmuesi anglez futet në histori dhe bëhet lojtari i parë

Futboll

Sulmuesi anglez futet në histori dhe bëhet lojtari i parë

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 23:27
Harry Kane me shokë

Sulmuesi anglez futet në histori dhe bëhet lojtari i parë!

Harry Kane ishte i papërmbajtshëm mbrëmjen e sotme teksa shënoi plot 4 gola në triumfin 9 me 2 që Bajerni arriti në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit në duelin e vlefshëm për Ligën e Kampionëve.  

3 gola Kane shënoi nga penalltitë, duke u bërë lojtari i parë që shënon tripletë me penallti në një ndeshje Champions-i, dhe anglezi i parë që shënon 4 gola në një ndeshje që nga vitit 1991. 

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Kejn me “pokerin” e sotëm barazoi Uejn Runin me 30 gola në Champions, si lojtari anglez që ka shënuar më shumë në këtë kompeticion (me përjashtim të kualifikueseve të Champions-it)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat