Ja arritja e radhës në Champions për sulmuesin e Bajernit

Futboll

Ja arritja e radhës në Champions për sulmuesin e Bajernit

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 13:22
Kane e Muller

Tomas Muller ka rrëmbyer rekordin e radhës.

Ylli i Bajernit hyri si zëvendësues në ndeshjen e Championsit kundër Dinamo Zagrebit, duke vendosur një rekord të ri.

E bëri sërish! Me 475 paraqitje në Bundesligë, Thomas Muller është tashmë lojtari i vetëm i rekordeve. 35-vjeçari ka qenë gjithashtu profesionisti i gjigandëve nga Mynihu me më shumë paraqitje në Champions për një kohë të gjatë. Tani Myler ka vendosur një tjetër rekord.

Në ndeshjen hapëse kundër Dinamo Zagrebit, sulmuesi hyri si zëvendësues në minutën e 68-të, duke bërë ndeshjen e tij të 152-të në Ligën e Kampionëve për bavarezët. Asnjë lojtar tjetër nuk ka luajtur më shumë ndeshje për një klub të vetëm në ligën më elitare në kontinentin e vjetër.

Me 188 paraqitje për tre klube, Kristiano Ronaldo është lojtari rekord në Ligën e Kampionëve. Ai pasohet nga Iker Kasijas me 177 ndeshje për dy klube. Lionel Mesi është i treti me 166 ndeshje për dy klube. Myler renditet i katërti me 152 ndeshje, së bashku me Karim Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat