Kasami: Struga Trim Lum lufton në të gjitha drejtimet

Futboll

Kasami: Struga Trim Lum lufton në të gjitha drejtimet

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 14:50
Kasami

“Pa dyshim se Struga Trim Lum lufton në të gjitha drejtimet, si në kampionat ashtu edhe në Kupë. Trofeu i Kupës i mungonë Strugës, mendoj se pikërisht nga kjo ndeshje fillon sfida dhe duhet që një nga një ti marrim të gjitha ndeshjet me shumë seriozitet, me qëllim që në fund të arrijmë ta sjellim trofeun në Strugë, një trofe që siç e thamë na mungon dhe do ishte një kënaqësi shumë e madhe që ta sjellim për tifozët strugan” – ishin fjalët e Kasamit në prag të përballjes së nesërme kundër Slloga Vinica.

Kujtojmë në fundjavë edhe përkundër epërsisë që krijuam përballë Pelisterit, në fund nga Manastiri u rikthyem me një barazim.

Megjithatë kur janë në pyetje ndeshjet e Kupës, këtu nuk ka hapësirë për përmirësim, ashtu që duhet të qasemi me një seriozitet të madh, gjë këtë të cilën e kanë të qartë që të gjithë nga tabori i skuadrës tonë.

Trajneri Osmani gjatë ditës së sotme ka punuar taktikisht me skuadrën në fushë, duke provuar më shumë skema, por edhe lojtarë të rinj, e që duhet marrë ndoshta besimin e tij për ndeshjen e sotme.

Slloga Vinica sezonin e ri në Ligën e tretë – Lindje e nisi me këmbë të mbarë, pasi në ndeshjen e xhiros së parë mundi ekipin e Malesh në transfertë me rezultatin 3:0. Ndryshe ky klub këtë vit futet me ambicie shumë të mëdha, me shpresë se do të rikthehet në Ligën e Dytë, aty ku suksesin më të madh e kishte arritur në vitin 2001, kur kishte përfunduar si skuadra e katërt në renditje.

Edicionin e kaluar kjo skuadër nuk kishte arritur që të sigurojë një vend në mesin e 32 skuadrave më të mira, për të garuar në ndeshjet e Kupës, derisa në sezonin 2022/23, kur neve kishim arritur deri në finalen e madhe për të luajtur me Makedonija Gj.P, skuadra e Slloga Vinica, ishte eliminuar që në raundin e parë nga Bregallnica.

Slloga Vinica ka një bashkëpunim të ndërsjellë me KF Gostivarin, drejtuesit e së cilës skuadër, nga fundi i vitit 2023-të po investojnë te ky klub. Pikërisht kjo ka bërë që ambiciet e kësaj skuadre për sezonin e ri të jenë shumë më të larta se edicionin e kaluar, teksa në prag të sezonit të ri kanë ndodhur edhe disa ndryshime në stafin teknik.

Kështu sponzori i ri, një javë më parë vendosi që për trajner të emërojë Emil Grnev, ndërsa si ndihmës të tij vendosën Boshko Stupiq, një emër i njohur për futbollin vendor, që më parë kishte luajtur edhe me Sileksin në Ligën e Parë.

Ndeshja midis Slloga Vinica dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Vinicë me fillim në ora 15:00, dhe e njëjta do të drejtohet nga Angell Gellov nga Kavadari. Asistentë të tij do të jenë dy bashkëqytetarët Toshe Icev dhe Davor Dishlievski, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Bobi Veliçkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat